Sporti

Lewandowski: Real Madridi ishte interesuar për mua, Barcelona ishte opsioni i vetëm për mua

08/08/2022 14:59
nga:E K

Transferimi i ri i Barcelonës, Robert Lewandowski ka folur për klubin e tij të ri.

Sulmuesi polak deklaroi se i duhej një ndryshim i ambientit dhe se po e pëlqen shumë atmosferën në klubin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Polaku poashtu zbuloi se edhe rivali i Barcës, Real Madridi kishte shprehur interesim për shërbimet e tij, megjithatë opsioni i vetëm i dëshiruar nga ai ishte Barcelona.

“Më parë ka pasur bisedime me Real Madridin, por ato nuk çuan në asgjë, gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga. Kur Barça erdhi tek unë, ishte opsioni i vetëm për mua, nuk isha i interesuar për ndonjë ofertë tjetër”, tha Lewandowski.

/GazetaBlic Sport/