Sporti

Lewandowski pranon dhuratë speciale nga gruaja e Gerd Muller

05/22/2021 21:31
nga:E K

Roberto Lewandowski ka arritur të thyej rekordin për numrin më të lartë të golave të shënuar brenda një edicioni në Bundersliga.

Polaku e arriti këtë gjë duke shënuar gol në fund të takimit ndaj Augsburgut, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Bayern Munich në këtë edicion ka shënuar 41 gola duke e kaluar kështu rekordin e mëparshëm të Gerd Muller i cili kishte shënuar 40 gola në edicionin 1971/72.

Pas këtij momenti të madh, ai pranoi edhe një dhuratë speciale nga gruaja e ish rekordmenit, Gerd Muller.

Uschi Muller i dhuroi polakut një fanelë me fytyrën e Gerd Muller dhe me një dedikim special për të.

 

/GazetaBlic Sport/