Sporti

Lewandowski nuk e ka ndërmend të ndalet: Mund të luaj futboll edhe tre apo katër vite tjera

12/08/2023 09:59
nga:E K

Robert Lewandowski po vazhdon karrierën e tij në majat më të larta të futbollit evropian.

Sulmuesi polak pjesë e skuadrës së Barcelonës po vazhdon t’i ndihmojë skuadrës së tij duke shënuar 7 gola dhe 3 asistime deri tani në La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.

Lewandowski ka bërë të ditur se ai po ndihet mirë fizikisht dhe se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

“Mendoj se mund të luaj futboll për tre ose katër vite tjera, sepse fizikisht ndihem shumë mirë”, tha polaku.

/GazetaBlic Sport.