Euro2024

Lewandowski në dyshim për ndeshjen e nesërme të Polonisë ndaj Austrisë

06/20/2024 19:27
nga:E K

Ylli i Polonisë, Robert Lewandowski ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për t’u rikuperuar për ndeshjen e së premtes kundër Austrisë, por trajneri i Polonisë, Michal Probiez do të presë fjalën e fundit nga stafi mjekësor përpara se të vendosë nëse do të mbështetet te 35-vjeçari.

Golashënuesi rekord për kombëtaren polake humbi ndeshjen hapëse të Euro 2024, humbjen 2-1 ndaj Holandës, me një problem në kofshë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Do të presim vendimin e stafit mjekësor”, tha ai.

Portieri polak Wojciech Szczesny nuk ka dyshime se Lewandowski, 35 vjeç, do të luajë.

Skuadra austriake nuk do të jetë e lumtur që ai është në formë”, tha portieri 34-vjeçar.

“Ka një ndryshim të madh nëse ke lojtarin më të mirë në botë në stol ose e ke atë në fushë”, tha Probezh.

“Do të marrim një vendim më vonë sot. Shpresoj që vendimi të jetë pozitiv dhe nesër mund të mbështetem tek ai. Nuk e dimë ende. Pres që ekipi mjekësor të marrë një vendim”, shtoi përzgjedhësi.

/GazetaBlic Sport.