Sporti

Lewandowski me shifra fantastike në La Liga, veç Messi shënonte kaq shumë

10/08/2024 12:38
nga:Lorik J

Robert Lewandowski ka shënuar 10 gola në nëntë ndeshjet e tij të para në La Liga këtë sezon.

Ky rekord e sheh Lewandowski afër fillimit të fuqishëm të Lionel Messit në sezonin 2017/18 në La Liga. Atë sezon, Messi shënoi 11 gola në nëntë ndeshjet e tij të para.

Në 10 sezonet e fundit në La Liga, asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar më shumë se 10 gola në nëntë ndeshjet e tyre të para.

Lewandowski shënon mesatarisht më shumë se një gol për lojë këtë sezon me 12 në 11-të të parat në të gjitha garat. Kujtojmë se ai është 36 vjeçar.

/GazetaBlic Sport