Sporti

Lewandowski me humor të mirë në prezantimin e tij, kërkon suksesin me Barcelonën

07/20/2022 20:51
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski u prezantua këtë të mërkurë në Barcelonë dhe me humor iu drejtua të pranishmëve kur u zyrtarizua si përforcim për katalanasit.

“Unë quhem Robert, jam nga Polonia dhe jetoj në Barcelonë”, ka thënë sulmuesi që ka luajtur për Bayern Munich në tetë sezonet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pastaj e la ambicjen të merrte fjalimin. “Në futboll duhet të kesh vullnet për të fituar dhe besoj se jam në vendin më të mirë për ta bërë këtë. Jam i uritur për gola”, tha 33-vjeçari polak, duke shtuar: “Jam stërvitur në seancat e fundit me shokët e mi dhe jam gati të luaj ndeshjen e radhës. Shpresoj të jem në gjendje të shënoj shumë gola, ky është qëllimi im”.

“Kemi shumë punë për të bërë, por ka shumë cilësi në ekip dhe shumë potencial. Jam në një klub të mirë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/