Ballkani ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.
Skuadra kosovare luajti baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1 ndaj CFR Cluj, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në epërsi kaluan ekipi i drejtuar nga Ilir Daja me golin e kapitenit Armend Thaqi.
Thaqi arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65’të të takimit.
Pas ndeshjes për GazetaBlic Sport, foli sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, ku tha se dominuan kundërshatrin, por fati ishte në anën e tyre.
“Është e dhimbshme momenti kur morëm gol, pasi ne dominuam gjithë ndeshjen deri në minutën e 90’të, por fati ishte në anën e tyre na shënuan një gol shumë të lehtë. Shpresoj që të përmirësojmë gabimet që kemi pasur, por më e mira është se jemi paraqitur mirë në këtë stad të grupit të Conference League pasi siç dihet ne këtu jemi për herë të parë”, tha Rrahmani për GazetaBlic Sport.


