Sporti

Lewandowski: Ishte e vështirë të largohesha nga Bayern Munich

08/02/2022 15:32
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski e ka nisur këtë javë duke u kthyer në Gjermani për t’i dhënë lamtumirën Bayern Munich, duke takuar punonjës të ndryshëm të klubit për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre gjatë tetë viteve të tij në Bavari.

Sulmuesi polak nuk u largua me kushtet më të mira, pasi kishte shtyrë për një transferim te Barcelona edhe pse i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata e tij me Bayern Munich.

“Isha i trishtuar dhe në një situatë të vështirë”, tha ai për “Sky Sports” gjatë vizitës së tij në Mynih.

“Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që fitova dhe përjetova këtu. I kam falënderuar të gjithë për atë që kanë bërë për mua dhe u kam dhënë dhurata, ka qenë emocionale dhe e vështirë. Javët e fundit ishin të vështira për të gjithë, por nuk do ta harroj kurrë atë që kisha këtu dhe falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre.

Tani mund të largohem me ndërgjegje të pastër”, është shprehur sulmuesi polak./h.ll/abcnews.al