Sporti

Lewandowski gati për ndeshjen ndaj Espanyol, Xavi i befasuar

12/30/2022 15:25
nga:Mergim Rreci

Xavi Hernandez u befasua nga lajmi se Robert Lewandowski është në dispozicion për derbin katalanas kundër Espanyol, këtë të shtunë (13:00).

Klubi njoftoi këtë të premte se gjykata qendrore e Madridit ka dhënë një urdhër për pezullimin e dënimit me tre ndeshje të vendosur nga TAD, përcjell GazetaBlic Sport.

“E morëm vesh në fund të stërvitjes. E përgatitëm lojën me idenë se nuk mund të llogarisim tek ai, kështu që nuk është koha më e mirë, por kemi shumë besim. Edhe koha ishte befasuese, sepse për mua është një sanksion joproporcional. Kjo ka ndodhur që nga nëntori, duhet ta dimë se kur mund të llogarisim”, tha Xavi.