Sporti

Lewandowski flet për të ardhmen e tij

12/29/2021 08:17
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski u pyet për të ardhmen dhe sulmuesi polak nuk dha shumë detaje.

Ai tha se mund të luajë edhe për shumë vite me radhë, dhe se është i lumtur aty ku është, përcjell GazetaBlic Sport.

“E ardhmja? Mund të luaj ende për shumë vite, nuk mendoj për të ardhmen. Gjithçka po shkon mirë dhe jemi të fokusuar në objektivat e këtij sezoni. Jam mësuar me thashethemet dhe i fokusuar për t’i bërë gjërat mirë në fushë. Kam zbuluar shumë kohë më parë që nuk kam pse të lexoj gazeta dhe më e rëndësishmja është të jem i lumtur aty ku jam”, tha sulmuesi polak gjatë Gala-s së Globe Soccer Awards.

Lewandowski, 33, ka kontratë deri në vitin 2023, por ka pasur shumë zëra për një largim të mundshëm më vonë gjatë sezonit.

/GazetaBlic Sport/