Sporti

Lewandowski flet për luftën në Ukrainë, dënon veprimet e ushtrisë ruse

02/26/2022 08:01
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski përdori mediat sociale për të shprehur zemërimin e tij ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Kapiteni i Polonisë zbuloi gjithashtu se dëshiron të bisedojë me presidentin e Federatës për ndeshjen me Rusinë për Kupën e Botës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Gjithçka që është e bukur në sport është në kundërshtim me atë që sjell lufta. Për të gjithë njerëzit që vlerësojnë lirinë dhe paqen, kjo është koha e solidaritetit me viktimat e agresionit ushtarak kundër Ukrainës. Si kapiten i kombëtares do të flas me shokët e mi për ndeshjen me Rusinë që të kemi një qëndrim të përbashkët për këtë çështje dhe ta paraqesim sa më shpejt te presidenti i Federatës”, ka shkruar golashënuesi polak.