Sporti

Lewandowski është gati të pranojë ulje page vetëm për t’u transferuar te Barcelona

05/18/2022 18:13
nga:L J

Robert Lewandowski është i gatshëm të heqë dorë nga 6 milionë euro në sezon për të kaluar te Barcelona.

Mundo Deportivo raporton se qendërsulmuesi polak është gati të pranojë ulje page vetëm që të kalojë tek Barça, përcjell GazetaBlic Sport.

Lewa dëshiron të largohet nga Bayern Munich. Golashënuesi më i mirë evropian këtë sezon, i ka komunikuar tashmë klubit gjerman synimin e tij për të lëvizur me çdo kusht që në këtë verë, pa pritur skadimin e kontratës në vitin 2023.

Aktualisht, Lewandowski fiton rreth 21 milionë euro në sezon. Marrëveshja e përgjithshme e gjetur tashmë me Barçën do të parashikonte një periudhë trevjeçare tek katalunasit me një pagë në rreth 15 milionë në vit.

/GazetaBlic Sport