Robert Lewandowski shënoi dy herë në fitoren e Barcelonës ndaj Benficas.
Të dy golat ishin penallti, duke barazuar një rekord të UEFA Champions League të mbajtur nga Cristiano Ronaldo, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi 36-vjeçar kaloi Lionel Messin dhe iu bashkua portugezit si lojtarët me më shumë gola të shënuara nga penalltitë në historinë e kompeticionit.
Në karrierën e tij, Lewandowski ka shënuar tashmë 87 penallti dhe ka humbur 10, dhe hera e fundit që humbi një ishte në fitore 5-1 ndaj Villarrealit , jashtë shtëpisë, më 22 shtator 2024.
/GazetaBlic Sport/