Sporti

Lewandowski barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

01/29/2026 10:45
nga:Lorik J

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ishte në listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve mbrëmë në fitoren 4-1 kundër Copenhagenit, duke vendosur një rekord të ri.

37-vjeçari ka barazuar rekordin e Lionel Messit për shënimin kundër më shumë skuadrave të ndryshme në historinë e UCL (40).

Cristiano Ronaldo është i radhës në listë, pasi ka shënuar ndaj 38 skuadrave.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka shënuar 12 gola dhe tre asistime në të gjitha garat këtë sezon.

/GazetaBlic Sport