Lajme

Lëvizte i armatosur rrugëve, arrestohet i dyshuari në Vlorë

04/28/2024 16:12
nga:G C

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë pasi qarkullonte i armatosur me armë zjarri.

Gjatë operacionit të koduar ‘Van’ u vu në pranga shtetasi Blerim Gjeta, 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur, shkruan Euronews.al.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë bashkë me municion luftarak, që I dyshuari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.