Një grup tifozësh skocezë kanë shkaktuar një aksident të dhunshëm në zonën e aeroportit rajonal të Niederrhein, në Weeze, North-Rhine Westphalia, me sa duket sepse po lëviznin në anën e majtë të rrugës.
Pesë tifozët, raporton “Bild”, kanë mbërritur të enjten në mbrëmje nga Edinburgu për të mbështetur kombëtaren e tyre, e cila luan këtë mbrëmje në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian, kundër Gjermanisë, në Mynih.
Sapo zbritën, burrat morën një Citroën C3 me qira dhe u nisën, pa u larguar shumë. Menjëherë pas kësaj, në fakt, skocezët përplasën makinën e tyre me qira kokë më kokë me një Mercedes të një 45-vjeçari nga Dyseldorfi.
Gjashtë persona mbetën të plagosur nga përplasja kokë më kokë, katër prej tyre në gjendje të rëndë, tha policia. Policia gjermane dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë lëvizja në krahun e majtë, e cili përshtatur në Skoci.