Lajme

“Lëvizje anti-shtet”, Selmanaj: Pa fije turpi, Qeveria dyfishoi faturat e tatimit në pronë

01/24/2023 19:18
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar ndaj rritjes së tatimit në pronë, raporton GazetaBlic.

Selmanaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Qeveria i’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës.

Selmanaj përmendi ngjarjet kryesore të pesë ditëve të fundit, ku për të gjitha dështimet fajësoi Qeverinë.

Shkrimi i plotë:

Qeveria i’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës.

Vetëm brenda 5 dite:

Voton kundër mundësisë për tërheqjen e parave nga Trusti.

Voton kundër 11 mijë pensionistëve, duke mos ua njohur stazhin e punës për vitet 1990-1999.

Sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në pronë.

Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet!.

Rritja e normes tatimore: Qytetari nga 247 euro, tash paguan 856 euro