Lajme

Lëvizja Vetëvendosje prin në 7 qytetet kryesore

02/10/2025 11:58
nga:N K

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ-ja, rezulton se në pesë qytetet më të mëdha të vendit, Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm me përqindje të votave.

Tani kur janë numëruar thuajse rreth 90% e tyre, me përqindje të ndryshme, por në të gjitha rastet rezulton të jetë e para, Vetëvendosje ka fituar në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Mitrovicë e Ferizaj.

Sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë 40.59 për qind. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.