Lajme

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj publikon listën për asamble komunale

09/09/2021 15:35
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Vetëvendosjes, dega në Skenderaj, Hysni Mehani ka shpërndarë një video ku prezantohen të gjithë kandidatët për asamble komunale për zgjedhjet lokale.

Ai ka deklaruar se për kryetar e përkrahë Bekim Jasharin, por në garën për Kuvend Komunal nuk e përkrahë.

Me listën që ka propozuar, Lëvizja Vetëvendosje në Skënderaj, duket se e ka marrë shumë seriozisht garën për Kuvend Komunal.

Në këtë video bie në sy kandidati me numër 34 që momentalisht është vetëm me shkollë të mesme.

Abedin Mula ka për synim të bëhet infermier. Ai në këtë video prezantohet si student i ardhshëm i infermierisë.

Nuk dihet nëse kandidati me numër 34 është pranuar në Universitet.

Pjesë e listës është dhe një pensioner, Sabit Istogu me numër 13. Sabit Istogu është  gazetar me përvoje të gjatë pune dhe shkrimtar.

144✔️ Lëvizja VETËVENDOSJE!Lista e kandidatëve për Kuvend Komunal!

Posted by Hysni Mehani on Wednesday, September 8, 2021