Sipas rezultateve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe një mandat shtesë.
Kështu ka treguar për Klankosova.tv, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Sipas tij, vetëm pak vota e kanë bërë diferencën mes VV-së dhe PDK-së.
Tash, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultatit aktual, pritet t’i ketë 57 deputetë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka humbur një, duke zbritur në 22 deputetë.


