Lajme

Lëvizja më e fundit e Ramush Haradinajt në Kuvend!

02/21/2022 11:13
nga:Gazeta Blic

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se me kërkesë në Ramush Haradinajt i janë drejtuar kryesisë së Kuvendit të Kosovës për një mocion rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Këto deklarata Tahiri i bëri në deklarimet pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Me kërkesë të liderit të Ramush Haradinajt kemi bërë kërkesë kryesisë së Kuvendit për të pas një mocion përmbajtjesor rreth dialogut Kosovës-Serbi”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten (24 shkurt) në orën 10:00.

Mblidhet Kuvendi, diskutohet për temën më të nxehtë: dialogun me Serbinë!