Sporti

Leverkuseni ia uron ditëlindjen Granit Xhakës: Shpresojmë që me tri pikë nesër!

09/27/2024 10:09
nga:E K

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës dhe Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka sot feston ditëlindjen e tij të 32-të.

Klubi gjerman përmes rrjeteve sociale ia ka uruar ditëlindjen mesfushorit shqiptar.

“Urime ditëlindjen i dashuri Granit! Një vit të suksesshëm, ku shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë”, shkruhet në postimin e skuadrës gjermane

Kujtojmë se nesër Leverkuseni udhëton për në Munchen, për t’u përballur me Bayernin në Bundesliga.