Lajme

Letra e Kurtit për Abdixhikun: Bajqinovci: Ftesë për reflektim, s’kemi nostalgji për sistemin e vjetër – Abdixhiku i ka dy zgjedhje

05/05/2025 15:55
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas letrës së kryetarit të VV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të bërë marrëveshje politike, raporton Gazeta Blic.

Përmes një video në Facebook, ai ka thënë se kjo është ftesë për reflektim nga ana e LDK-së, jo për VV-në por për Kosovën dhe se Abdixhiku duhet të zgjedhë “me të ardhmen apo me hijet e së kaluarës”.

Edhe një ftesë për LDK-në. Kësaj here për reflektim, jo për ne po për Kosovën. Kryeministri Kurti ka “sqaruar të gjitha arsyet pse duhet me LDK-në, ndërkaq mbetet të shihet reagimi i këtij subjekti dhe maturia që do të tregojnë karshi votuesve të vet. Nuk kemi nostalgji për sistemin e vjetër, përkundrazi, por kryetar Abdixhikut i ka ardhur koha të zgjedhë, me të ardhmen apo me hijet e së kaluarës”, ka thënë Bajqinovci./Gazeta Blic/