Gazmend Syla nga OVL e UÇK për deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për një letër në të cilën kt i fundit ka thënë se ja ka dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova para tre vitesh për ish krerët e UÇK-së, tha se është e çuditshme që kjo letër po zbulohet tani në kohë balotazhi.
Ai shtoi se kjo letër është në kohën kur Kurti ka dashtë të publikoj teksa shtoi se është e çuditshme ideja.
“Është e quditshme se si kjo letër zbulohet pikërisht në këtë kohë do të thotë kur jemi në zgjedhje lokale në balotazh, e prandaj po flitet edhe për zgjedhjet të reja nëse nuk konstituohet qeveria, nëse mandatari nuk do të ketë votat. Është në kohën kur zoti Kurti ka dashtë me publiku, e quditshme është ideja, pse duhet të komunikoni fshehurazi apo “ilegalisht” me Gjykatën Speciale”, tha ai.


