Lajme

Letra e Krasniqit për Kurtin, Ibrahimi: Nxiti takimin e nesërm me opozitën, interesi nacional duhet të vendoset mbi atë partiak

11/07/2022 22:14
nga:G B

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, e ka quajtur vendim të mençur dhe racional letrën e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi ndaj kryeministrit Kurti, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo e ka nxitur takimin e thirrur për nesër nga Kurti.

Ai ka thënë se në kohëra të vështira interesi nacional duhet të vendoset mbi atë partiak.

Postimi i tij i plotë:

Vendim i mençur dhe racional i kryetarit të PDK-së sot me letrën dërguar kryeministrit.

Kjo si duket nxiti takimin e thirrur nga Kryeministri për nesër, ku pjesmarrjen e konfirmuan edhe liderët e LDK’s dhe AAK’s.

Në kohëra të vështira, interesi nacional duhet të vendoset mbi atë partiak.

Uroj që kjo të bëhet traditë, fatkeqsisht e munguar deri tani.