Lajme

Lëshohet për qarkullim uji në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit

01/14/2025 11:27
nga:Lorik J

46 ditë pas sulmit terrorist, është lëshuar për qarkullim uji në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.

Derisa rreth 400 mijë euro ishte dëmi i shkaktuar, teksa dëmi i synuar ishte rreth 2.5 milionë euro.

Ndryshe, kanali i ujit të Ibër-Lepencit ishte dëmtuar më 29 nëntor pas një shpërthimi. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer me deri në 20 kilogramë eksploziv, shkruan Tëvë.

Kosova fajësoi Serbinë për këtë sulm, por Beogradi zyrtar e hodhi poshtë një gjë të tillë. Sulmi u dënua ashpër nga ShBA-ja dhe shtete të Bashkimit Evropian.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.