Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe franceze, 29-vjeçari i Bayern Munich dhe përfaqësueses së Gjermanisë, është shumë pranë bashkimit me kampionët turq, Galatasaray.
Sane ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara me pjesën tjetër të skuadrës së Bayernit për Kupën e Botës për Klube, por thuhet se largimi i tij nga gara është një mundësi realiste në një moment të caktuar. Më saktësisht, kur të finalizohen negociatat me Galatasarayn, të cilat janë ende në vazhdim.
Kampionët turq i kanë përmirësuar kushtet financiare që po i ofrojnë Sane-s, kontrata e të cilit me kampionët gjermanë skadon në fund të qershorit.
Tottenham dhe Arsenal janë lidhur gjithashtu me një transferim të tij, si dhe një qëndrim i mundshëm te Bayern, por një transferim në Stamboll tani duket të jetë opsioni i parë për lojtarin që ka bërë 70 paraqitje për Gjermaninë dhe ka shënuar 14 gola.
/GazetaBlic Sport/


