Mediumi francez, L’Equipe ka publikuar top 11-shen për vitin e kaluar.
Në këtë skuadër nuk përfshihet argjentinasi i PSG-së, Lionel Messi, fituesi i Topit të Artë për vitin 2021, përcjell GazetaBlic Sport.
Në pozitën e tij është Mohamed Salah nga Liverpooli. Në formacionin 4-4-2 nuk ka vend as për portugezin, Cristiano Ronaldo, as francezin e PSG-së, Kylian Mbappé.
Italiani i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, zyrtarisht portieri më i mirë në botë, nuk është në portë. Në vend të tij, është senegalezi i Chelseat, Edouard Mendy, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me klubin.



