Sporti

L’Equipe raporton: Ronaldo kërkon transferimin në këtë skuadër të Premierligës

08/24/2021 19:29
nga:Lorik J

L’Equipe raporton këtë mbrëmje se Ronaldo po përpiqet të bëjë një transferim në Manchester City, duke kontaktuar lojtarët brenda skuadrës dhe duke nxitur për të krijuar rrethanat për një lëvizje.

City thuhet se ka ofruar 150 milionë euro për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, por Ronaldo do të ishte një opsion shumë më i përballueshëm dhe i provuar paraprakisht, përcjell GazetaBlic Sport.

Raporti në Francë këmbëngul se Ronaldo beson se një marrëveshje mund të arrihet këtë fundjavë.

/GazetaBlic Sport