Sulmuesi i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia mund t’i bashkohet PSG-së që në mesjavë, raporton botimi francez L’Equipe.
E hëna është një ditë vendimtare për negociatat mes dy klubeve dhe nëse arrihet një marrëveshje mes palëve, futbollisti 23-vjeçar do të mbërrijë në kryeqytetin francez të mërkurën ose të enjten për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Tashmë është e qartë se gjeorgjiani dëshiron të largohet nga Napoli, me PSG-në favorit kryesor për nënshkrimin e tij. Ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, me pagën që do t’i rritet 4 ose 5 herë nga ajo që fiton aktualisht.
Që nga fillimi i sezonit, ai ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 3 asistime në 19 ndeshje dhe vlera e tij është rreth 85 milionë euro.
/GazetaBlic Sport