Lajme

Leposaviq: Serbët lokal janë tubuar që në mëngjes para Komunës, Hetemi kaloi natën në ndertesë

05/30/2023 08:24
nga:Astrit Gashi

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur sot në mëngjes para ndërtesës së komunës së Leposaviqit, ku natën në objekt e ka kaluar edhe kryetari i sapozgjedhur i asaj komune, Lulzim Hetemi.

Ushtarët e KFOR-it italian janë të vendosur në numër të madh në qendër të qytetit, e pas tyre ndodhen veturat e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Qytetarët janë mbledhur para tyre, ndërsa janë grupuar edhe pranë kishës së afërt të Shën Vasil Ostroskit, në qendër të Leposaviqit dhe afër shkollës fillore “Leposaviq”.

Përfaqësuesit e serbëve sot në mëngjes kanë biseduar me përfaqësuesit e KFOR-it italian dhe kanë përsëritur kërkesat e tyre për lirimin e objekteve.

Shkollat janë ende të mbyllura sot, siç janë edhe shumica e dyqaneve, dhe një ambulancë është gjithashtu e parkuar aty pranë.
Serbë lokal po kërkojnë largimin e Hettemit nga ndërtesa e Komunës dhe tërheqjen e njësive speciale të policisë.