Lajme

Gjendet një trup i pajetë në një lumë në Leposaviq

3 vite më parë
nga:Y I

Të premten është gjetur një person pa shenja jete në një lum të fshatit Mosnice të Leposaviçit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në një lum në fshat është gjetur një trup pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.