Showtime

Leonora Jakupi pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: Ju që e votuat Gjykatën Speciale, ju thaftë dora

05/19/2022 07:54
nga:G B

Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Të njëjtit u shpallën fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove.

Lidhur me këtë pati reagime të shumta dhe një të tillë së fundmi e bëri edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi.

Kjo e fundit shpërndau një fotografi të tyre teksa shtoi: “Ju që e votuat gjykatën speciale ju thaftë dora”.