Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Giovanni Leoni, është zotuar të rikthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi debutimi i tij përfundoi me një dëmtim të rëndë në gju.
Leoni, i cili mbërriti në klubin e Merseyside këtë verë, pësoi lëndim në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Southampton në raundin e tretë të Kupës Carabao, e cila përfundoi 2:1 në favor të Liverpoolit.
“Dua të falënderoj sinqerisht çdo person që më ka mbështetur gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi 18-vjeçari italian në Instagram.
“Nuk ishte debutimi që kam ëndërruar gjithmonë, por do të bëj çmos që të kthehem të luaj në këtë stadium magjik sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit shumë!” shtoi Leoni.
/GazetaBlic Sport/


