Sporti

Leonat Vitija largohet nga FC Drita pas problemeve me trajnerin?

05/26/2024 19:28
nga:Gazeta Blic

Mbrojtësi Leonat Vitija do jetë lojtari i radhës që do largohet nga FC Drita.

Sipas informacioneve jozyrtare dhe të pakonfirmuara, Vitija kishte probleme me trajnerin Ramadani, me ç’rast Drita ka vendosur të largojë nga ekipi mbrojtësin e talentuar, mëson GazetaBlic Sport.

Vitija shihet si talent i madh i futbollit vendor, por problemet tek Drita siç duket ia pamundësuan atij vazhdimin tek klubi gjilanas.

Kujtojmë se tek FC Drita pritet të largohen disa lojtarë para fillimit të ndeshjeve në Europë, teksa nuk do mungojnë as transferimet.

/GazetaBlic Sport