Sporti

Leonardo Spinazzola tregon se kur do të rikthehet në fushë pas lëndimit në Kampionat Evropian

09/21/2021 14:26
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola ka zbuluar se ai është në gjysmë të procesit të rimëkëmbjes dhe shpreson të kthehet në ’75 ditë ‘.

Reprezentuesi italian bëri përshtypje të madhe në Kampionat Evropian dhe ishte një nga protagonistët tek kombëtarja e Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Italia shkoi deri në fund, duke mposhtur Anglinë në finalen në Wembley, por Spinazzola pësoi një lëndim dhe nuk ishte pjesë e ndeshjeve finale.

28-vjeçari pësoi një dëmtim në çerekfinalen kundër Belgjikës, kur këputi tendinën e Akilit, dhe aktualisht po punon shumë për t’u rikthyer.

“Unë jam mirë,” tha Spinazzola për La Gazzetta dello Sport.

“I hodha patericat. Po shkon mirë, edhe sepse punoj shumë. Unë jam në gjysmë të procesit të rimëkëmbjes. Do të jenë afërsisht dy ose tre muaj të tjerë.

“Ka 75 ditë për t’u kthyer në fushë, nëse gjithçka shkon mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/