Transferimi i Sergio Ramos në PSG nuk shkoi shumë mirë pasi qendërmbrojtësi mbërriti nga Real Madridi i dëmtuar dhe ishte jashtë garës për shumë muaj dhe ka luajtur vetëm dy ndeshje deri më tani.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, pranoi se menaxhimi i situatës ka qenë i vështirë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne nuk prisnim të qëndronim katër apo pesë muaj pa Sergio Ramos. Ne e dinim që ai kishte lëndime nga sezoni i kaluar dhe se duhet të dini se si ta menaxhoni situatën. Është e vërtetë që jemi befasuar dhe ka pasur momente të tensionuara”.
“Sot jemi në rrugën e duhur. Do të ishte e rëndësishme të kishim Sergio Ramos me ne në pjesën e dytë të sezonit”, pranoi drejtori duke folur për Europe 1.
/GazetaBlic Sport


