Sporti

Leonardo Bonucci: Na mungon shumë Ronaldo, është ekipi që bën lojtarë të mirë dhe jo anasjelltas, edhe nëse është më i miri në botë

09/29/2021 10:58
nga:Mergim Rreci

Leonardo Bonucci ka folur para ndeshjes në mes Juventus – Chelsea, duke u deklaruar edhe për tema të tjera jashtë këtij takimi.

Ai pranoi se Cristiano Ronado ka pasur një ndikim të thellë te lojtarët e Juventusit, të cilëve u mungon, por se ka ardhur koha për të ndryshuar dhe për të marrë një rrugë tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.

“Prania e Cristianos ndikoi shumë tek lojtarët. Fakti i thjeshtë i stërvitjes me të na dha një avantazh, por pa vetëdije lojtarët menduan se prania e tij ishte e mjaftueshme për të fituar ndeshje. Vitet e fundit, mendoj se ka qenë e qartë. Sezonin e kaluar ne përfunduam të katërtit dhe fituam Kupën sepse ishim përsëri një ekip i mirë. Na mungon ai. Ndoshta sepse e kuptojmë që nëse ia japim mundësinë Cristiano Ronaldos, ai do ta fitojë lojën. Por Cristiano Ronaldo kishte nevojë për ekipin më shumë se ne për të. Duhej të kishte një ndryshim, sepse është ekipi që bën lojtarë të mirë dhe jo anasjelltas, edhe nëse është më i miri në botë », tha mbrojtësi, duke folur për The Athletic.

/GazetaBlic Sport/