Sporti

Leo Messi votoi këta tre futbollistë për çmimin e FIFA’s

02/28/2023 08:43
nga:L J

Leo Messi mbrëmë fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2022 në ceremoninë e FIFA’s.

Messi mori nderin më të madh të natës pasi u kurorëzua lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj përpara bashkëlojtarit të PSG-së, Kylian Mbappe dhe kapitenit të Real Madrid, Karim Benzema, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 35-vjeçar argjentinas mori çmimin e tij të hënën pasi siguroi 52 pikë, me Mbappe dhe Benzema që morën respektivisht 44 dhe 34 pikë.

Messi kishte të drejtë të votonte për ceremoninë për shkak të statusit të kapitenit të Argjentinës.

Sipas faqes zyrtare të FIFA-s, Messi e renditi shokun e skuadrës së PSG-së Neymar si zgjedhjen e tij të parë dhe sulmuesin francez Mbappe si të dytin.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ia dha votën e tij të fundit Benzemës, i cili fitoi titullin e La Ligës dhe trofeun e Champions League me Madridin sezonin e kaluar.

/GazetaBlic Sport