Sporti

Leo Messi titullar, ky është formacioni zyrtar i Argjentinës

06/17/2026 01:15
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Argjentinës ka bërë të ditur formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Algjerisë, e vlefshme për fazën e grupeve.

Lajmi kryesor është se Lionel Messi do të jetë në fushë nga minuta e parë, duke udhëhequr sulmin dhe duke marrë përsipër rolin e liderit në një tjetër sfidë të rëndësishme për “Albiceleste”, transmeton GazetaBlic Sport.

Trajneri ka zgjedhur një formacion me ekuilibër mes përvojës dhe energjisë, me synimin për të siguruar tre pikë të plota në këtë përballje.

Ndeshja pritet me interes të madh, ndërsa prania e Messit nga fillimi e rrit edhe më shumë pritshmërinë e tifozëve argjentinas.