Argjentina ka siguruar kalimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë të Grupit J.
Heroi i mbrëmjes ishte sërish Lionel Messi, i cili realizoi të dy golat e takimit dhe i dha ekipit të Lionel Scalonit tri pikë shumë të rëndësishme, transmeton GazetaBlic Sport.
Pas tregolëshit në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse, kapiteni argjentinas vazhdoi formën e jashtëzakonshme duke vendosur edhe sfidën ndaj Austrisë.
Me këto gola, Messi shkroi histori në Kupën e Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion. Ylli argjentinas arriti në kuotën e 18 golave, duke lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose.
Ja pamjet nga goli i dytë i ndeshjes, të cilin Messi e realizoi në fund, VIDEO.
/GazetaBlic Sport/


