Me një ‘hat-trick” nga Messi, Argjentina ka arritur fitoren e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës.
Në Buenos Aires, Argjentina mundi Bolivinë 3-0, përcjell GazetaBlic Sport.
Leo Messi dhe Argjentina u ndjenë si kurrë më parë, pasi që pas ndeshjes u festua edhe trofeu i fituar në Kupën e Amerikës.
Leo tani ka 79 gola në histori me Kombëtaren e Argjentinës, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori të Amerikës së Jugut, ai la pas Pelen që kishte 77 gola me Brazilin.



