Sporti

Leo Messi prezanton sonte “Topin e Artë” në ‘Parc des Princes

12/01/2021 10:50
nga:Mergim Rreci

Leo Messi e ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2021.

Sulmuesi argjentinas triumfoi edhe pse kishte një rivalitet të madh me Robert Lewandowskin, me ceremoninë që u shoqërua me polemika pas saj, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, çmimi tashmë është në duart e tij dhe sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, Leo do të paraqes Topin e Artë në stadiumin “Parc De Princes”, para ndeshjes.

Ky ishte trofeu i shtatë i “Topit të Artë” për sulmuesin e PSG’së.