Leo Messi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e 125 vjetorit të themelimit të Barcelonës.
Sulmuesi argjentinas ka marrë ftesën 15 ditë më parë, por tashmë i ka të planifikuara angazhimet, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Leo Messi ka regjistruar video që do të shfaqen në ceremoni, duke dërguar një mesazh për gjithë tifozët e kësaj skuadre.
Kujtojmë që gjatë epokës së tij tek Barcelona, Messi ka fituar gjithçka që ishte për t’u fituar në futboll.
/GazetaBlic Sport/