Një tifoz i madh i Leo Messit ishte i pranishëm në Brazil, kur sulmuesi argjentinas mbërriti atje.
Lionel Messi bëri një tifoz brazilian jashtëzakonisht të lumtur të dielën në prag të Copa America. Teksa po hynte në autobus bashkë me lojtarët tjerë, ylli argjentinas bëri një ndalesë të vogël, për ta takuar një fans, përcjell GazetaBlic Sport.
I shoqëruar nga shefi i sigurisë, ai eci drejt Igor, një zjarrfikës, i cili bëri një tatuazh me Leo Messin në shpinën e tij.
Dizajni – i cili mbulon të gjithë pjesën e pasme – përfaqëson festimin e Messit duke ngritur fanellën e tij para audiencës në Santiago-Bernabeu.
Messi mori një stilolaps për të shkruar me kujdes firmën e tij në të, në një vend jo krejt të rastësishëm.
/GazetaBlic Sport


