Lionel Messi do mbetet jashtë fushave për një kohë të pacaktuar pasi testet të martën konfirmuan se ai kishte pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë gjatë finales së Copa America, njoftoi Inter Miami.
“Pas një vlerësimi mjekësor, është konstatuar se Leo Messi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe progresi i rikuperimit të tij.”
Trajneri i Miami, Gerardo “Tata” Martino tha më herët të martën, para testeve, se Messi ka të ngjarë të jetë jashtë fushës për të paktën dy ndeshjet e ardhshme të klubit.
Inter Miami do të presë Toronto FC të mërkurën mbrëma dhe Chicago Fire të shtunën mbrëma përpara se të fillojë mbrojtjen e titullit të Champions Cup më 27 korrik në Puebla.
/GazetaBlic Sport


