Sporti

Leo Messi kalon Ronaldon me statistikën e penalltive në Ligën e Kampionëve

02/15/2022 22:41
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi sot ia ka dalë që të kalojë në një statistikë Cristiano Ronaldon sa u përket ndeshjeve të Ligës së Kampioneve.

Sot, argjentinasi është bërë zyrtarisht lojtari cili ka ekzekutuar më shumë penallti në këtë turne.

Ajo ndaj Real Madrid ishte e 23-ta që gjuante argjentinasi në turneun më të famshëm për klube në Europë. Kështu ai kaloi Cristiano Ronaldon me të cilin ndante vendin e parë, me 22 penallti të gjuajtura.

Por njëkohësisht, penalltia e sotme i dha edhe një rekord të padëshiruar argjentinasit. Kjo e sotmja ishte penalltia e 5-të që humbte në Ligën e Kampioneve, duke barazuar në vendin e parë me Thierry Henry.