Sporti

Leo Messi ishte shumë afër që të realizonte gol spektakolar me anë të një goditje nga këndi

02/22/2024 09:10
nga:Mergim Rreci

Edicioni i sivjetshëm i MLS (Major League Soccer) nisi këtë të mërkurë me një fitore për Inter Miami, të udhëhequr nga Lionel Messi dhe me transferimin e ri Luis Suarez që debutoi, ndaj Real Salt Lake (2-0).

Leo Messi asistoi tek goli i parë i realizuar nga Robert Taylor, por ishte shumë afër që të realizonte një gol shumë të bukur nga një rivënie nga këndi, transmeton GazetaBlic Sport.

Ishte një goditje shumë e bukur nga ana e majtë nga argjentinasi, por që portieri e priti topin në momentet e fundit.

Ja pamje t nga ky momnet:

 

/GazetaBlic Sport/