Sporti

Leo Messi: Ishte një finale e bukur ndaj Italisë, kemi luajtur një lojë shumë të kompletuar

06/02/2022 08:07
nga:Mergim Rreci

Messi ishte një figurë e spikatur tek kombëtarja e Argjentinës në fitoren ndaj Italisë.

“Ishte një finale e bukur, për atë që jetuam, stadiumi plot me argjentinas. E dinim se ishte një skenar i bukur të bëheshim kampion dhe për fat ia dolëm”, ka thënë ai në një prononcim për ESPN, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kemi luajtur një lojë shumë të kompletuar. Pjesa e dytë ishte spektakolare. Grupi po rritet gjithnjë e më shumë. Sot ishte një tjetër demonstrim se ky grup është i përgatitur për çdo gjë. Ne jemi këtu për të luftuar këdo”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/