Sporti

Leo Messi gjithnjë e më pranë rekordit të Cristiano Ronaldo

10/26/2022 08:12
nga:Mergim Rreci

Pasi ka shënuar dy herë në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Maccabi Haifa (7-2), Lionel Messi tani ka 129 gola në Champions League dhe është vetëm 11 pas Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez ka shënuar 140 gola në 183 ndeshje, por këtë sezon nuk është i pranishëm në Champions League, pasi Manchester United nuk arriti të kualifikohej, përcjell GazetaBlic Sport.

Messi po e shfrytëzon këtë dhe këtë sezon ka shënuar tashmë katër gola, kështu që ka arritur në 129 gola në 160 ndeshje.